Divjakë, bashkëpunim me 800 fermerë për eksportet bujqësore

0
2

Në Divjakë, pika e grumbullimit, magazinimit dhe tregtimit të produkteve bujqësore “Gazmir Kavaja”, është një ndër eksportuesit kryesorë të prodhimeve vendase në Evropë dhe më gjerë.

E ngritur në vitin 2020, sot kjo pikë grumbullimi bashkëpunon me rreth 800 fermerë nga e gjithë Shqipëria për të dërguar produktet cilësore të sezonit kryesisht drejt tregjeve europiane dhe rajonale.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ndau shembullin e kësaj sipërmarrjeje teksa u shpreh se, “Made in Albania eksportohet me sukses, duke na bërë krenarë në të gjithë botën dhe duke forcuar zinxhirin e vlerës së produkteve shqiptare”.

Përfaqësuesi i kompanisë tregoi se, “kjo pikë grumbullimi është krijuar në vitin 2020 dhe hap pas hapi e kemi rritur aktivitetin, duke arritur sot të eksportojmë prodhime Made in Albania, në shumë vende të Europës Juglindore”.

“Puna në këtë pikë grumbullimi nuk ndalet në asnjë ditë”, tha ai.

Sipas tij, tani është sezoni i prodhimit te produkteve dimërore, ku kryeson lakra e kuqe dhe jeshile që po eksportohet masivisht në Letoni, Lituani dhe Poloni për momentin.