APD: Transformimi i gjelbër dhe inovacioni digjital, çelësi për sigurinë e porteve

0
4

Në kuadër të projektit IoT ECO dhe në bashkëpunim me Autoritetin Portual Durrës, u zhvillua një leksion i hapur me temë “Durrës Port towards Smart Port”.

Gjatë prezantimit, Ing. Vegim Hoti, drejtues i Njësisë së Inovacionit në APD, trajtoi tema kyçe si: statusi aktual i Portit të Durrësit, teknologjitë ekzistuese, hapat drejt transformimit digjital, avantazhet e një porti inteligjent, dhe rastet e suksesshme në porte ndërkombëtare.

APD njofton se “prezantimi u fokusua veçanërisht te roli i IoT në optimizimin e operacioneve portuale, siguria kibernetike, monitorimi i ndotjes mjedisore, si dhe përdorimi i teknologjive të gjelbra për një port më të qëndrueshëm”.

“Në epokën ku jetojmë, transformimi i gjelbër dhe inovacioni digjital janë çelësi për të rritur efikasitetin, sigurinë dhe qëndrueshmërinë e porteve”, njofton APD.