Në 6 prill rikthehet në edicionin e tretë në qytetin e Beratit maratona e Berat Green Half Marathon.
Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo, i cili u shpreh se regjistrimet kanë filluar.
“200 vrapues nga 40 shtete të ndryshme të botës janë regjistruar deri tani, për 10 Km dhe 21 Km në kategoritë për femra dhe meshkuj”, bëri të ditur Demo në një postim në rrjetet sociale.
Demo fton të gjithë të interesuarit që të regjistrohen për vrapin e 6 prillit në Beratin e magjishëm në linkun për regjistrim https://worldsmarathons.com/mar…/berat-green-half-marathon