Agresiviteti i kancerit të pankreasit shkaktohet nga një transformim i veçantë që pësojnë qelizat e pankreasit, gjë që i bën ato, që në fazat e hershme të sëmundjes, të afta të japin metastaza dhe t’i rezistojnë terapisë shkruan salute.eu.

Kjo është ajo që studiuesit në Qendrën e Kancerit MD Andersin në Hjuston, të koordinuar nga Giannicola Genovese, zbuluan në një studim të botuar në revistën shkencore ”Nature”.

Vetëm në vendin fqinj, Itali, rreth 14 000 raste të reja të kancerit të pankreasit regjistrohen çdo vit, pa dallime të rëndësishme midis meshkujve dhe femrave.

Mbetet një nga neoplazitë më të vështira për t’u trajtuar.