Trump bëri një deklaratë nga Truth Social në lidhje me Groenlandën, të cilën ai dëshiron ta blejë.
Duke përsëritur se mbështesin të drejtën e popullit të Groenlandës për vetëvendosje, Trump tha se “ne do të vazhdojmë t’ju mbrojmë ju, ashtu siç kemi bërë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ne jemi të gatshëm të investojmë miliarda dollarë për të krijuar vende të reja pune dhe për t’ju bërë të pasur”.
Më tej Trump tha se edhe groenlandezët do të mirëpriten si pjesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëse do të donin.
Ndërkohë, kryeministri i Groenlandës, Mute Bourup Egede deklaroi se “Groenlanda i përket popullit groenlandez. Ne nuk jemi për shitje dhe nuk do të jemi kurrë në shitje. Ne nuk do ta humbim luftën tonë për liri e cila vazhdon prej një kohe të gjatë”.