Dita e sotme karakterizohet nga rrebeshe në veri dhe në qendër, ndërsa temperaturat do të jenë të larta. Parashikimi i motit u dha sot në “Dita Jonë” nga meteorologia e A2 CNN Tanja Porja, sipas të cilës, në jug reshjet do të jenë më të pakta.

“Rrebeshe të shkurtra në veri e veriperëndim, më të pakta në zonat qendrore. Në pjesën e dytë të ditës do të ketë rrebeshe afatshkurtra në pjesën qendrore. Në mesditë dhe pjesën e dytë të ditës ruhet e njëjta tablo sinoptike. Jugu dhe skaji veror do të kenë reshje të pakta në mbrëmje”.

Sipas meteorologes së A2 CNN, temperaturat do të jenë kryesisht të larta në zonat perëndimore me një maksimum prej 21 gradësh, ndërsa në zonat malore deri në 16 gradë.

“Mëngjesin e sotëm termometri ka shënuar rritje. 14 -16 gradë në zonat malore. 20-21 gradë celcius maksimumi në zonat perëndimore”.

Porja theksoi se era do të jetë e fortë me drejtim jugor, kryesisht në brigjet e detit Jon.