Emoji-t kanë hyrë në komunikimin tonë të përditshëm, të nxitur nga bisedat dhe mediat sociale, ndonjëherë duke ndihmuar për të kapërcyer barrierat gjuhësore dhe për të lëshuar mesazhe sociale. Çdo vit, më 17 korrik, ka një ditë të dedikuar, Dita Botërore e Emoji-t, e themeluar në vitin 2014 nga Jeremy Burge, themeluesi i Emojipedia, sajti që mbledh dhe katalogon të gjitha emoji-t e buzëqeshjeve siç i njohim ne tani, të bëra me vizatime dhe imazhe që kanë lindur në vitet 1990 në Japoni. Pothuajse 40 vjet më parë, në shtator 1982, duke përdorur tre butonat e një tastiere kompjuteri (presje e trashë, vizë dhe kllapa e rrumbullakët), Scott Fahlman, profesor i shkencave kompjuterike në universitetin ”Carnegie Mellon”, SHBA, përdori shprehjen e lumturisë dhe trishtimit në një komunikim mes kolegëve, me qëllim që të dallonte mesazhet me humor nga ato serioze. Përdorimi i gjerë i emoji-ve daton në vitin 2011. Kohët e fundit, buzëqeshjet janë përdorur për të theksuar konceptin e përfshirjes, si ngjyra e ndryshme e lëkurës, si dhe për të dërguar mesazhe, si simboli i vaksinimit dhe emoji me maskë, i cili mbërriti gjatë pandemisë Covid-19. Sipas një analize të Meta-s, në profilet në Instagram dhe Facebook emoji-t më të pëlqyera janë ato që lidhen me sportin dhe ushqimin/https://ata.gov.al/2022/07/17/emoji-u-lind-40-vjet-me-pare/
Emoji u lind 40 vjet më parë?
RELATED ARTICLES