Doganat kineze njoftuan ndalimin e menjëhershëm të importit të të gjithë lëndës drusore nga SHBA, pasi zbuluan “praninë e dëmtuesve të pyjeve si brumbuj në trungje’’.

Masa, sipas një njoftimi vjen në ditën e hakmarrjes kineze ndaj tarifimeve amerikane, synon të parandalojë “futjen e dëmtuesve dhe të mbrojë prodhimin bujqësor dhe pyjor të Kinës”, si dhe “sigurinë dhe integritetin ekologjik”.

Dogana tërhoqi gjithashtu licencat për importimin e kokrrave të sojës në Dragon nga tre kompani amerikane sepse zbuluan një produkt të trajtuar me agjentë të ndaluar ose kërpudha.