Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALE427 të infektuar dhe 1 humbje jete 

427 të infektuar dhe 1 humbje jete 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se, në 24 orët e fundit janë kryer 937 testime për COVID-19, nga të cilët 427 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, ndërsa ka pasur një humbje jete dhe 789 të shëruar. Rastet e reja me COVID-19, rezultuan në këto bashki: 220 në Tiranë, 21 në Fier, 20 në Lushnjë, 17 në Vlorë, 16 në Berat, 15 në Durrës, nga 12 qytetarë në Kavajë, Gjirokastër, 11 në Sarandë, 10 në Divjakë, 8 në Tepelenë, nga 7 qytetarë në Fushë-Arrëz, Krujë, Dibër, nga 6 qytetarë në Mirditë, Pogradec, nga 4 qytetarë në Vorë, Poliçan, nga 3 qytetarë në Kukës, Tropojë, Finiq, Gramsh, nga 2 qytetarë në Has, Mallakastër, Delvinë, Përmet, nga 1 qytetar në Pukë, Lezhë, Selenicë, Himarë. Janë 9201 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 34 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov-2: një qytetare nga Fieri 84 vjeçe. Janë shëruar 789 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 284,013 që nga fillimi i epidemisë. Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga COVID-19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-COVID, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror./https://ata.gov.al/2022/07/18/covid-19-mshms-427-te-infektuar-dhe-1-humbje-jete-ne-24-oret-e-fundit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments