Biznesi dhe konsumatorët rritën besimin për ecurinë pozitive të ekonomisë në vendin tonë.

Banka e Shqipërisë publikoi vrojtimin e besimit të bizneseve dhe qytetarëve në ekonomi që tregon se, ka një rritje me 0,9 pikë gjatë muajit shkurt, pas rënieve të dy muajve të mëparshëm.

“Treguesi i ndjesisë ekonomike shënoi një kthesë drejt rritjes në muajin shkurt. Niveli aktual i TNE-së qëndron rreth 7 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rritja e TNE-së në këtë muaj u përcaktua nga rritja e besimit në sektorët e industrisë, tregtisë dhe atij konsumator” bën të ditur BSh-ja.