Numri i personave që zgjedhin të investojnë në skemat e pensioneve private është shtuar dukshëm nga viti në vit.
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në fund të vitit 2024 numri i anëtarëve në fondet private të pensioneve shënoi 44,926, shifër kjo 15,7% më e lartë krahasuar me vitin 2023.
Gjysma e anëtarëve rezultojnë të jenë femra dhe gjysma meshkuj.
Referuar statistikave, skemës së pensioneve private i janë shtuar 6,098 kontribues të rinj llogaritur me 2023.
Statistikat zyrtare tregojnë se tregu i pensioneve private ka një total asetesh neto prej rreth 12,9 miliardë lekësh, duke shënuar një rritje prej 1,9 milionë lekë ose 16,8 %. Këto asete investohen 100% në bono thesari dhe obligacione të qeverisë shqiptare.
Në të njëjtin ritëm rritjeje ka ecur edhe numri i fondeve të pensioneve private në Shqipëri.
AMF bën të ditur se, gjatë vitit 2024, në tregun e fondeve të pensionit privat ushtruan aktivitetin e tyre shtatë fonde pensioni të administruara nga katër shoqëri.