Sipas Shoqatës Gjermane të Birrëbërësve, konsumi i birrës alkoolike në Gjermani ka vazhduar të bjerë në vitin 2024, pjesë e një rënie afatgjatë të konsumit të alkoolit në një vend që tradicionalisht ka qenë i njohur për birrën e saj.
Sipas shoqatës tregtare, shifrat përfundimtare të shitjeve për vitin 2024 pritet të jenë edhe më të dobëta se ato të vitit 2023, kur vendi shënoi vëllimin më të ulët të shitjeve të birrës në dekada, me vetëm 8.4 miliardë litra.
Shitjet deri në nëntor ishin 2.1 për qind më të ulëta se shifrat e një viti më parë. Shifrat përfundimtare për muajin dhjetor nuk janë publikuar ende.
Kryetari i Shoqatës së Birrëve, Christian Weber tha se ”moti i keq, inflacioni dhe mosbesimi i konsumatorëve ishin ndër faktorët që kontribuan në rënien e shitjeve të birrës”.
Shumë prej rreth 1500 fabrikave të birrës në Gjermani i kanë vendosur shpresat e tyre në varietetet joalkoolike për të kompensuar rënien e shitjeve të birrës tradicionale.
Në vitin 2023, rreth 670 milionë litra birrë pa alkool iu shitën klientëve, dhe deri në fund të vitit 2024, birra pa alkool përbënte 8.9 për qind të tregut gjerman të birrës, raportoi shoqata, duke cituar firmën e kërkimit të tregut Nielsen.
Kjo e bën birrën joalkoolike llojin e tretë më të popullarizuar të birrës në Gjermani, pas ”Pilsner” dhe ”Pale lager”, e njohur në Gjermani si ”Helles”.