Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave për strukturat akomoduese, tregojnë se numri i vizitorëve është rritur me 13,8%, në krahasim me dhjetorin 2023.
Sipas INSTAT-it, të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit, numri i vizitorëve rezidentë dhe jorezidentë.
Numri i vizitorëve rezidentë është rritur me 6,3%, ndërsa numri i vizitorëve jorezidentë është rritur me 21,2%.
Ndërkohë, numri i netqëndrimeve gjithsej është rritur me 37,9%, në krahasim me qershorin e 2021-shit.
Referuar INSTAT-it, numri i netqëndrimeve nga rezidentët është rritur me 17,9%, ndërsa numri i netqëndrimeve nga jorezidentët është rritur me 25,9%.
Numri më i lartë i vizitorëve sipas rajoneve rezulton: në rajonin qendror, me rreth 53,8%. Ndërsa 67,7% e vizitorëve qëndruan zonat jo bregdetare. Sipas llojit të strukturave akomoduese në 95,1% e vizitorëve qëndruan në hotele dhe akomodime të ngjashme.