Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën të ditur se, masa e mbështetjes për mbjelljen e bimëve mjekësore aromatike me 908 aplikantë ka deri tani 80 përfitues me rreth 50 milionë lekë. Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2022 ofron subvencionim për mbjellje bimësh mjekësore e aromatike me 60 mijë lekë për ha, por jo më shumë se 1 000 000 lekë për fermerët individualë dhe për grup fermerësh. Sipas MBZHR-së, aktualsiht po vijon procesi i shqyrtimit administrativ të aplikimeve. Bimët mjekësore dhe aromatike janë një nga zërat e rëndësishëm të eksporteve shqiptare. Vetëm gjatë vitit 2021 janë eksportuar bimë mjekësore aromatike me vlerë prej 54 milionë dollarë.
https://ata.gov.al/2022/07/18/skema-kombetare-per-bimet-mjekesore-80-perfitues-50-milione-leke/