Sipas Ballukut, thirrja e parë rezultoi e suksesshme dhe rreth 1980 familje në të gjithë vendin kanë të instaluara në banesat e tyre panelet diellore për ngrohjen e ujit, të subvencionuara në masën 70% nga buxheti i shtetit.

“Tashmë është çelur thirrja e dytë, një masë kjo e cila ndikon drejtpërdrejt në reduktimin e faturës së energjisë elektrike për familjet që kanë instaluar këtë sistem nga 20-30%”, deklaroi ajo.

Balluku tha se si aplikimi, edhe vendosja e panelit në banesë është një proces i thjeshtë.

Thirrja e dytë për aplikimin e subjekteve që dëshirojnë që të ofrojnë shërbimin e instalimit dhe panelet diellore për 2 mijë familje është hapur më 4 shkurt, ndërsa më 24 hapet aplikimi për abonentët familjarë që kanë dëshirë që të pajisen me këto panele diellore.

Janë të disponueshme 2000 njësi për t’u përdorur në këtë paketë të dytë, që do të thotë se do mund të përfitojnë 2 mijë familje.