Ujërat termale të Vromonerit, në Leskovik, po kthehen në destinacion turistik për vizitorët vendas e të huaj. Administrata e Zonave të Mbrojtura Korçë ndau në rrjetet sociale momente nga vizita e turistëve në këto ujëra termale. “Fundjava që kaloi shënoi një fluks vizitorësh në Monumentin e Natyrës ” Ujërat termale të Vromonerit””, thekson ADZM Korçë. Ujërat termale të Vromonerit ofrojnë një natyrë të mrekullueshme dhe ujëra me vlera shkencore. Ujërat termale të Vromonerit gjenden pranë fshatit Kuqesh, njësia administrative Leskovik, bashkia Kolonjë, në luginën e Sarandaporosit, degë e Vjosës, 430 m mbi nivelin e detit. Janë disa burime termale, që dalin në rrëzë të shkëmbit, me temperaturë 40-50°C dhe përmbajtje sulfurore. Këto burime kanë vlera shkencore (gjeologjike, hidrologjike), kurative, turistike. Vizitohen sipas rrugës rurale Leskovik- Kuqesh.
https://ata.gov.al/2022/07/18/ujerat-termale-te-vromonerit-fluks-turistesh-ne-fundjave/