Programi i BE “Superschools”

0
4

‘Superschools’ është një program i financuar nga BE-ja, që promovon shkëmbimet ndërmjet shkollave në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me synim mbështetjen e ndërtimit të paqes, pajtimit dhe dialogut ndërkulturor ndërmjet shkollave, nxënësve dhe komuniteteve të tyre.

Ky program ndihmon shkollat dhe institucionet arsimore të ofrojnë mundësi më të mira për të rinjtë, duke krijuar hapësira moderne dhe inovative për të mësuar.

Po ashtu, programi forcon lidhjet mes të rinjve në Ballkan dhe promovon shkëmbimin kulturor mes tyre si dhe inkurajon bashkëpunimin mes shkollave, qeverive dhe komuniteteve për të ndërtuar një sistem arsimor më gjithëpërfshirës.

Ky program sjell një bashkëpunim më të fortë mes të rinjve të Ballkanit Perëndimor. Metoda dhe teknologji të reja mësimdhënieje dhe inovacion në arsim. Nxitje të respektit reciprok dhe dialogut ndërkulturor ndërmjet të rinjve në rajone të ndryshme.

Përfitues janë 43 shkolla, 88 mësues dhe mbi 300 nxënës.

Delegacioni i BE fton të rinjtë të bëhen pjesë e këtij programi për të shkëmbyer eksperienca dhe krijuar bashkëpunime me bashkëmoshatarët tuaj në rajon.