Shëngjin-Velipojë drejt përfundimit, përmirësohet infrastruktura në zonat turistike

0
2

Rruga Shëngjin-Velipojë, një prej akseve më panoramike të vendit me potencial për zhvillimin e turizmit është drejt përfundimit.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu vlerësoi sot se ky është një investim që përmirëson infrastrukturën në zonat turistike.

“Shëngjin-Velipojë drejt përfundimit”, shkruan Ndreu, ndërsa ndan në rrjetet sociale pamjet nga ky aks i rëndësishëm rrugor.

Rruga Shëngjin-Velipojë konsiderohet një aks i rëndësishëm dhe me hapjen e saj do të krijohet një bosht i ri në një zonë me potencial shumë të madh zhvillimi turistik.

Përmirësimi i infrastrukturës rrugore ekzistuese si dhe ndërtimi i rrugëve të reja, që lidhin më shpejt qytetet me zonat turistike bregdetare, janë në fokus të investimeve në infrastrukturë.