Më shumë se 1 400 shkencëtarë nga e gjithë bota kanë bërë thirrje në një letër të hapur, që Elon Musk të përjashtohet nga Shoqata Mbretërore Britanike, një nga shoqëritë më të vjetra dhe më prestigjioze shkencore në botë, në të cilën Musk ka qenë anëtar që nga viti 2018.

Siç raportohet nga revista ”Nature” në faqen e saj të internetit, nënshkruesit  po protestojnë kundër shkeljeve të përsëritura të kodit të sjelljes së Shoqatës Mbretërore nga pronari i X, i cili vazhdon të përhapë lajme të rreme në mediet e tij sociale.

”Nuk arrij të kuptoj si këto veprime janë në përputhje me një kod sjelljeje që kërkon nga anëtarët të kenë respektin e duhur për deklaratën e vlerave të Shoqatës, të cilat kërkojnë veprim në përputhje me standardet më të larta të sjelljes publike”, shkruhet në letrën e Stephen Curry, një studiues i Kolegjit Imperial dhe anëtar i Shoqatës Mbretërore.

Shoqata Mbretërore ka rreth 1 800 anëtarë dhe anëtarësimi konsiderohet si një nga nderet më prestigjioze.

Procesi rigoroz i përzgjedhjes bazohet në ‘kontributet thelbësore në avancimin e njohurive dhe Musk është zgjedhur për të zhvilluar teknologji të reja si raketat, makina elektrike dhe implantet e trurit