Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen deklaroi se dëshiron të lejojë më shumë shpenzime për mbrojtjen në Bashkimin Evropian duke lejuar një përjashtim nga rregullat strikte të borxhit të bllokut.
“Kjo do t’u mundësojë shteteve anëtare të rrisin ndjeshëm shpenzimet e tyre të mbrojtjes”, deklaroi Von der Leyen në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
”Unë do të propozoj gjithashtu një paketë më të gjerë mjetesh të personalizuara për të adresuar situatën specifike të secilit prej shteteve tona anëtare, nga nivelet e tyre aktuale të shpenzimeve të mbrojtjes deri te situata e tyre fiskale”, tha Von der Leyen.
Vendeve anëtare të BE-së u kërkohet të mbajnë deficitin e tyre nën 3% dhe raportin e tyre të borxhit ndaj PBB-së nën 60% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).
Kërcënimet e paraqitura nga Rusia dhe frika se Shtetet e Bashkuara mund t’i ofrojnë më pak siguri Evropës, po bëjnë presion në rritje ndaj vendeve të BE-së për të rritur ndjeshëm shpenzimet e mbrojtjes.