Qeveria po punon për zbatimin e zgjidhjeve për të kapërcyer pengesat e hasura deri më tani, duke mundësuar funksionalitetin e plotë dhe zhvillimin e potencialit të konsiderueshëm për shfrytëzimin e objekteve në Shqipëri që janë pjesë e një objekti me shumë qëllime, tha sot ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi.
“Në fakt, veç hotspot-it dhe qendrës së ndalimit për procedurat e përshpejtuara kufitare, tashmë në Shqipëri ka një qendër paraburgimi riatdhesimi, përdorimi i së cilës, pikërisht për këtë arsye, nuk do të sjellë kosto shtesë”, shtoi ai.
Projekti për Shqipërinë, do të vazhdojë me besimin se lufta kundër biznesit kriminal të lidhur me emigracionin e parregullt – i cili përfiton edhe nga përdorimi instrumental i kërkesave për azil – është një prioritet për të qeverisur fenomenin e migrimit në përputhje me detyrimet ndërkombëtare dhe evropiane.