Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEvropë e përzhitur nga dielli dhe zjarret

Evropë e përzhitur nga dielli dhe zjarret

utoritetet në Francë u detyruan të shpëtojnë sot më shumë njerëz nga një zjarr i madh pyjor që po digjet pranë Bordosë, ndërsa temperaturat e larta vazhdojnë të djegin Evropën Perëndimore dhe jo vetëm. ”Zjarri në Teste-de-Buch ka intensifikuar dhe kërcënuar kampingjet”, tha autoriteti lokal francez në një deklaratë. ”Më shumë se 14 000 banorë në zonë tashmë u është dashur të largohen nga shtëpitë ose vendbanimet e tyre për pushime për shkak të zjarrit”, shtoi ai. Flakët shkatërruan 10 500 hektarë tokë dhe po nxiten nga erërat e forta. Zjarrfikësit po përpiqen të vënë nën kontroll flakët që nga e marta. Vendet fqinje po vuajnë situata të ngjashme me ambientalistët që fajësojnë ndryshimet klimatike për temperaturat rreth 40 gradë Celsius. Raportet e mediave thonë se qindra njerëz kanë vdekur në Spanjë dhe Portugali për shkak të temperaturave të larta, me zjarret e egra që gjithashtu shkaktojnë probleme të mëdha. Një pilot i një avioni zjarrfikës vdiq gjithashtu në një aksident në verilindje të Portugalisë, të premten. Në Itali, në resortin e Bibiones, njerëzit u detyruan të shpëtoheshin nga deti nga roja bregdetare gjatë fundjavës, pasi shpëtuan nga toka për shkak të zjarrit. Greqia po lufton gjithashtu me zjarret në pyje. Zyrtarët thonë se rreziku i zjarreve të mëtejshme në shumë pjesë të vendit mbetet “shumë i lartë”. Brenda 24 orëve të fundit në Greqi janë regjistruar 119 zjarre në pyje. ”Të hënën, rajoni i Atikës, i cili përfshin kryeqytetin Athinë, si dhe ishujt Eubea, Kreta, Lesbos dhe Samos dhe verilindja e gadishullit të Peloponezit mund të preken veçanërisht”, tha Agjencia e Mbrojtjes Civile në Twitter. Një zjarr vazhdoi të digjej në Kretë pranë qytetit port të Rethymno. Fshatrave u është dashur të evakuohen dhe megjithëse zjarri tani duket se është nën kontroll, prushi fshihet “me shumë zgjuarsi” në tokë, raportoi gazeta ”Kathimerini”. Erërat e forta po komplikojnë gjithashtu situatën, ku ende janë të pranishëm 120 zjarrfikës dhe 33 makina zjarrfikëse. Në Angli, hyn nesër një “paralajmërim i kuq” për nxehtësinë ekstreme, pasi temperaturat mund të arrijnë 40 gradë Celsius për herë të parë

https://ata.gov.al/2022/07/17/koment-evrope-e-perzhitur-nga-dielli-dhe-zjarret/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments