Drejtori i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Fier, publikoi në rrjetet sociale pamje mahnitëse nga ishulli i riprodhimit të pelikanit kaçurrel.
Prençe shkroi se, sezoni i riprodhimit të pelikanit kaçurrel është i mbarë për këtë vit. Ajo e pelikanit kaçurrel në lagunën e Divjakë-Karavastasë është kolonia e vetme në vendin tonë. Aktualisht në ishullin e riprodhimit numërohen 71 fole.
Prençe bëri me dije se Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Fier po ndjek me përpikëri procesin duke monitoruar hap pas hapi ecurinë deri në përmbyllje të ciklit, kur zogjtë e fundit largohen nga foletë.