Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEQendra Kombëtare e Urgjencës

Qendra Kombëtare e Urgjencës

Nga 15 qershori, Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore ka kryer mbi 11 mijë misione të regjistruara në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje te operacioneve të kryera nga skuadrat e urgjencës kombëtare. “Mirënjohje ekipeve mjekësore, gjithnjë në lartësinë e detyrës në përgjigje të emergjencave shëndetësore në sezonin turistik. Nga 15 Qershori, Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore ka kryer mbi 11 mijë misione të regjistruara në të gjithë vendin”, u shpreh Rama në rrjetet sociale. Në zonat turistike të vendit janë hapur 29 qendra shëndetësore, në të cilat shërbejnë 160 mjekë për të garantuar kujdes shëndetësor cilësor për pushuesit dhe turistët që do të frekuentojnë Shqipërinë këtë sezon veror. Barnat dhe materialet mjekësore në këto qendra janë të garantuara, ndërkohë që qytetarët mund të telefonojnë edhe Urgjencën Kombëtare (127) për çdo emergjencë shëndetësore. Janë 29 QSH verore 24-orëshe të hapura në të gjithë vendin, nga veriu në jug, nga zonat turistike malore në bregdet përgjatë sezonit turistik veror gjatë periudhës 15 qershor–15 shtator. Në veri funksionojnë 8 qendra shëndetësore, nga të cilat katër janë në zonat turistike malore (Valbonë, Razëm, Tamarë dhe Theth) dhe katër të tjera në plazhet Velipojë, Rrjoll, Shëngjin e Tale në Lezhë. Në Durrës funksionojnë 4 qendra shëndetësore, konkretisht në plazhet Gjiri i Lalëzit, Currila, Plazhi i Vjetër dhe Shkëmbi i Kavajës, ndërsa në Kavajë funksionojnë qendrat 24-orëshe në plazhet Golem dhe Mali i Robit. Në rajonin e jugut funksionojnë këto qendra shëndetësore verore: Në Pogradec; në Lushnjë në plazhin e Divjakës; Në Fier në plazhin e Darëzezës; Në Vlorë në katër plazhe, konkretisht në Zvërnec, Plazhi i Vjetër Vlorë, Radhimë, Orikum; Në Bashkinë Himarë: Palasë, Dhërmi, Drimadhes, Himarë, dhe Qeparo. Në Sarandë në plazhet Borsh, Ksamil i vjetër dhe Ksamil i Ri.

https://ata.gov.al/2022/07/17/rama-mbi-11-mije-misione-nga-qendra-kombetare-e-urgjences-mjekesore/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments