Meteorologu Hakil Osmani në parashikimin e motit përgjatë javës theksoi se vendi ynë gjatë ditës së sotme do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta.

Ndërsa nga dita e martë do ketë përmirësim të motit. Megjithatë temperaturat pritet të jenë në rënie.

“Vendi ynë gjatë ditës së sotme mbetet në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta, në pjesën dytë të ditës mund të kemi momente të pakte me reshje të izoluara shiu. Ditën e martë do të kemi përmirësim të motit në pjesën më të madhe të territorit shqiptar, por me vranësira të pakta. Duke nisur nga dita e mërkurë deri të premten do të kemi mot të qëndrueshëm në territorin shqiptar, në zonat malorë do të ketë herë pas herë kalim të vranësirave. Do të kemi rënie graduale të temperaturave të ajrit. Ndërsa Kosova dhe Maqedonia e Veriut sot do të mbeten në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta. Nga dita e martë e në vijim në vendet e rajonit do të kemi mot të qëndrueshëm. Temperaturat e ajrit në Kosovë do të zbresin në vlera deri në -6 gradë celsius, gjithashtu edhe në Maqedoninë e Veriut”, tha Osmani.