Administrata e re amerikane përdor një gjuhë transaksionale dhe ne duhet ta flasim edhe atë gjuhë, deklaroi përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, në fund të Këshillit të Punëve të Jashtme.

”BE-ja është një fuqi ekonomike, ne jemi të fortë dhe nuk duhet të nënvlerësojmë forcën tonë, si kur kemi të bëjmë me kundërshtarë, ashtu edhe kur kemi të bëjmë me partnerë, deklaroi Kallas.

”Vendet e Bashkimit Evropian do të përballen me tarifa nëse nuk korrigjojnë disbalancat tregtare, deklaroi presidenti i ri Donald Trump para disa ditësh.