Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri të ditur se punimet për ndërtimin e aksit të ri të Dukatit po vijojnë me ritme të shpejta.
“Vlora është në punë në të gjithë hapësirën e saj gjeografike me vepra të reja që po ndërtohen dhe të tjera në të cilat po punohet për të siguruar standarde më të mira. Aksi i ri i Dukatit nuk e përjashton nga harta segmentin e vjetër, ende i rëndësishëm për banorët e zonës dhe bizneset ekzistuese,” u shpreh ai.
Sipas ministrit, Autoriteti Rrugor Shqiptar po kujdeset që edhe rruga e vjetër të jetë në standardet më të mira të mundshme për të siguruar një alternativë tjetër, përkrah rrugës së re.
“Aktualisht punimet janë fokusuar në mbushjen dhe asfaltimin në të gjithë segmentin nga Kakomeja në Dukat,” informoi Vengu.