Numri i pasagjerëve që zgjodhën trenin si mjet udhëtimi rezulton të jetë 68,6% më i lartë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ndërsa volumi i mallrave të transportuara nëpërmjet rrugëve hekurudhore është 133,6 mijë tonë, duke shënuar rritje me 1,8%, në krahasim me tremujorin e katër 2023.
Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë në mijë ton-km rezultoi 4480 nga 4520 mijë ton-km në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u ulur me 0,9%.
Gjatësia e rrjetit hekurudhor në shfrytëzim në vend është 253 km. Në shfrytëzim janë linjat hekurudhore: Kufi – Gjorm 93 km, Durrës – Elbasan 76 km, Rrogozhinë – Fier 49 km dhe Fier – Vlorë 35 km.
Transporti hekurudhor i mallrave kryhet në distanca 0 – 49 km dhe 50 – 150 km.