Është mbyllur trajnimi i tretë për trajnerët e Ekipeve Sportive në Shkolla, organizuar nga KOKSH dhe Federata Shqiptare e Volejbollit dhe me mbështetjen e Federatës Evropiane të Volejbollit, CEV.
Për 2 ditë, 240 trajnerë dhe mësues të edukimit fizik nga 61 Bashki të vendit kanë zhvilluar trajnime teorike dhe praktike me 2 prej emrave më të rëndësishëm në fushën e trajnimit të volejbollit botëror, trajnerët Kristof De Loose dhe Francois Wathez.
Këto trajnime konsistojnë në formimin më të mirë teorik dhe praktik për këta trajnerë, me metodat më të fundit dhe që shërbejnë për mbarëvajtjen sa më të mirë të Projektit Ekipet Sportive në Shkolla.