Komisioni Evropian zotohet të bëjë një “përpjekje të paprecedentë” për të shkurtuar burokracinë në Bashkimin Evropian, në një draft të programit të politikës së tij ekonomike, që do të prezantohet sot.

”Më pak rregulla dhe më të thjeshta synojnë të përshpejtojnë konkurrencën në bllok dhe në fund të nxisin inovacionin, të ulin çmimet e energjisë dhe të reduktojnë varësitë ekonomike globale”, sipas draftit.

Për lehtësimin e bizneseve dhe tërheqjen e investimeve të reja, komisioni planifikon të ulë barrën administrative dhe të thjeshtojë detyrimet e raportimit për firmat me 35% dhe për kompanitë e vogla dhe të mesme me 25%.

Kjo do të përfshijë raportimin për financimin e qëndrueshëm dhe detyrimet e kujdesit të duhur.

”Pa një ndryshim urgjent në ingranazhet dhe qasjet, e ardhmja e BE-së si një fuqi ekonomike, një destinacion investimi dhe një qendër prodhuese është në rrezik”, thuhet në draftprogramin e politikave për vitet e ardhshme.

”Ekonomia e BE-së është rritur në një vend më të ngadaltë për dy dekada në krahasim me ekonomitë e tjera të mëdha”, tha komisioni, ”duke çuar në një hendek produktiviteti me Shtetet e Bashkuara dhe Kinën që fitojnë garën për udhëheqje në disa teknologji të gjelbra”.

Komisioni dëshiron të fokusohet në inovacionin në teknologji, si inteligjenca artificiale (IA), materialet e avancuara, bioteknologjitë, energjia e pastër, robotika dhe hapësira.

BE po i qëndron qëllimit të saj për t’u bërë neutral ndaj klimës deri në vitin 2050, pavarësisht presionit ekonomik global, por “tranzicioni në një ekonomi të dekarbonizuar duhet të jetë miqësor ndaj konkurrencës dhe neutral ndaj teknologjisë”.

Komisioni planifikon gjithashtu të harmonizojë më tej ligjin e punës dhe politikat tatimore në të gjithë 27 vendet anëtare të BE-së dhe të rrisë ndjeshëm investimet në kërkime