Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka bërë thirrje që mburoja bërthamore e vendit të forcohet, ndërsa ai vizitoi një objekt të prodhimit të materialit bërthamor, njoftoi të mërkurën agjencia e lajmeve KCNA, e kontrolluar nga shteti.
”Situata e sigurisë së Koresë së Veriut e bën të domosdoshme forcimin e vazhdueshëm të mburojës bërthamore të vendit”, raportoi KCNA të ketë thënë Kim.
Raporti nuk jep ndonjë informacion të saktë se ku ndodhet objekti i vizituar nga Kim dhe as se kur u zhvillua vizita.
Dje, një përfaqësues i qeverisë amerikane konfirmoi për herë të parë se presidenti Donald Trump do të vazhdojë të ndjekë qëllimin për të çarmatosur plotësisht Korenë e Veriut nga armët e saj bërthamore gjatë mandatit të tij të dytë në detyrë.
”Presidenti Trump do të ndjekë denuklearizimin e plotë të Koresë së Veriut, ashtu siç bëri në mandatin e tij të parë”, citoi agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap, të thoshte zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Brian Hughes.
Gjatë mandatit të tij të parë në detyrë si president i SHBA-së, Trump ndoqi një politikë jokonvencionale ndaj Koresë së Veriut që kaloi nga kërcënimet në diplomaci të drejtpërdrejtë me Kim.
Të dy u takuan tre herë, fillimisht në Singapor, më pas në Hanoi dhe më në fund në vijën e demarkacionit midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut në qershor 2019.
Pavarësisht këtyre përpjekjeve, nuk pati asnjë marrëveshje për denuklearizimin e Koresë së Veriut