Bankat tregtare ruajtën qëndrueshmi të fondit rezervë ose siç njihen ndryshe të provigjoneve, për kreditë me probleme, konform kërkesave regullatore të Bankës së Shqipërisë.
Banka e Shqipërisë bëri të ditur se, shpenzimet totale për provigjionet në tremujorin e katërt vitin e kaluar, arritën në vlerën 32 milionë lekë.
Fondi i provigjoneve është i lidhur drejtpërdrejtë me nivelin e kredisë me probleme. Shkalla e provigjoneve rritet kur shtohet numri i kredive me probleme, me vonesë shlyerje më shumë se 60 ditë.
Ndërkohë sipas të dhënave nga BSH-ja, kreditë me probleme kanë shënuar rënie gjatë vitit 2024. Në fund të nëntorit kredia me probleme regjistroi nivelin 4, 48% nga 5,07% që ishte në muajin tetor.
Ndërkohë, kredia për ekonominë në fund të nëntorit 2024 arriti në vlerën 824, 4 miliardë lekë me një rritje vjetore prej 14%.