Nga 1,5 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur e emetimit, në ankand u paraqitën kërkesa totale në vlerën e 4,26 miliardë lekëve.

Për shkak të kërkesës së lartë dhe çmimit të favorshëm, Ministria e Financave vendosi ta rrisë shumë e emetimit me 15%, duke e çuar vlerën totale 1,72 miliardë lekësh.

Yield-i uniform i pranuar dhe kuponi i obligacionit rezultuan në nivelin 6,78%, poshtë kuponin referencë prej 7% të paraqitur para ankandit nga Ministria e Financave.

Në muajin mars, Ministria e Financave ka parashikuar edhe një rihapje të ankandit të obligacioneve 20-vjeçare, në vlerën 1 miliard lekë.

Zgjatja e maturitetit maksimal të borxhit sipas autoriteteve është një sinjal i forcimit të besueshmërisë së huamarrësit.

Niveli i borxhit në raport me PBB do vijojë trajektoren rënëse në përputhje me rregullin respektiv fiskal të përcaktuar në Ligjin Organik të Buxhetit, ku konkretisht gjatë vitit 2024 niveli i borxhit llogaritet në rënie me rreth 2.3 pikë përqindje (nga 57.5% në 55.2%). Gjatë vitit 2025 pritet të ulet me 0.4 pikë përqindje (në 54.8%) dhe gjatë vitit 2026 pritet të ulet me 0.8 pikë përqindje.

Ky është niveli më i ulët që prej vitit 2008.

Ulja e borxhit bëri që agjencitë kryesore të vlerësimit të kreditit, S&P Global Ratings dhe Moody’s, gjatë këtij viti ta përmirësonin notën e borxhit Sovran të vendit.