Si pjesë e paketës, Danimarka do të marrë tre anije të reja në ujërat e Arktikut rreth Groenlandës, më shumë drone me rreze të gjatë dhe kapacitet të rritur satelitor.

Groenlanda, ishulli më i madh jokontinental në botë, është kryesisht i vetëqeverisur nën kurorën daneze, me Mbrojtjen dhe Punët e Jashtme të ofruara nga Danimarka.

Presidenti i ri Donald Trump ka thënë se dëshiron të vërë nën kontrollin e SHBA.

”Qeveria daneze ka rënë dakord për paketën e re me një shumicë të gjerë të partive parlamentare dhe në bashkëpunim të ngushtë me qeveritë e Ishujve Faroe dhe Groenlandës”, sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Kopenhagë.

Përveç marrëveshjes së parë të pjesshme, danezët, faroezët dhe groenlandezët ranë dakord të negociojnë një marrëveshje të dytë për parandalimin dhe mbrojtjen deri në verë.

“Ne po përballemi me sfida serioze të sigurisë”, tha në një deklaratë ministri i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen.

“Niveli i kërcënimit në Arktik dhe në Atlantikun e Veriut është përkeqësuar. Prandaj, ne duhet të forcojmë ndjeshëm praninë tonë të mbrojtjes në rajon”, shtoi ai.

Groenlanda është kryesisht autonome, por zyrtarisht pjesë e Mbretërisë së Danimarkës.