Trump nënshkroi urdhrin ekzekutiv, të titulluar “Kupola e Hekurt për Amerikën”.

“Kërcënimi i sulmit nga raketat balistike, hipersonike dhe balistike, dhe sulme të tjera të avancuara ajrore, mbetet kërcënimi më katastrofik me të cilin përballen Shtetet e Bashkuara”, thuhet në urdhrin e firmosur.

Urdhri nuk specifikonte se sa do të kushtonte sistemi ose sa kohë do të duhej për t’u vendosur.

“Shtetet e Bashkuara do të pengojnë – dhe do të mbrojnë qytetarët e tyre dhe infrastrukturën kritike kundër – çdo sulmi ajror të huaj ndaj atdheut tonë”, shtoi ai.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth duhet të paraqesë një arkitekturë referencë, kërkesa të bazuara në aftësi dhe një plan zbatimi për mburojën brenda 60 ditëve të ardhshme.

”Iron Dome” origjinale është mburoja raketore e Izraelit, e projektuar në fillim të viteve 2000 për të kapur raketa me rreze të shkurtër veprimi si dhe predha dhe mortaja