”BE do të rrisë gjithashtu ndihmën humanitare dhe përpjekjet e rimëkëmbjes”, tha Kallas.
”Ministrat e jashtëm të BE vendosën për një qasje hap pas hapi dhe të fillojnë me sanksionet që po pengojnë më shumë ndërtimin e vendit”, tha Kallas, pa dhënë detaje.
Qeveria e përkohshme e Sirisë e përshëndeti vendimin, duke e quajtur atë një “hap pozitiv”.
Ministri i Jashtëm Asaad al-Shaibani tha se Damasku shpreson se sanksionet do të hiqen përgjithmonë.
”Shpresojmë që ky vendim të ketë një ndikim konstruktiv në të gjitha fushat e jetës për popullin sirian dhe të sigurojë zhvillim të qëndrueshëm”, tha ai.