Autoriteti Portual Durrës bëri të ditur se kanë përfunduar me sukses programin gjashtëmujor të intershipit pranë Forcës së Sigurisë Portuale dy studente holandeze, Dorinde Lucinda Valkman dhe Maud Gerharda Maria Huisken.
Nën kujdesin e veçantë të CEMA-s, përgjatë këtij programi studentet kanë shkëmbyer njohuri mbi standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare në aspektin e sigurisë portuale, por edhe kanë përftuar nga përvoja dhe ekspertiza e efektivit të sigurisë së portit më të madh në vend, të cilët i kanë falënderuar për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë kësaj eksperience.
Ceremonia e certifikimit u zhvillua në një aktivitet ku ishte i pranishëm edhe kreu i APD, Kreshnik Bajraktari, drejtori i Sigurisë, Alfred Velaj si dhe drejtues të lartë të instancave ligjzbatuese të cilat operojnë në portin e Durrësit.