Friday, January 31, 2025
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Mërkurë, 29 Janar 2025

Rajoni,Europa Moti-E Mërkurë, 29 Janar 2025

Republika e kosovës do të jetë nën dominimin e masave ajrore me origjinë Jugore dhe Jugperëndimore duke sjellë dominim të vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës; KU më të dendura do të jenën në zonat kufitare me Shqipërinë; Gjatë  pasdites dhe në vijim; Kosova mbeten nën dominimin e vranësirave dghe shirave POR në sasi më të pakta; Ndërsa Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat mminimale POR ulen maksimalet duke u luhatur nga -2°C minimalja e shënuar në qytetin e Podujevës deri në 12°C vlera maksimale e cila do të shënohen në Gjakovë. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë; gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi permanent Jugor.

Masat ajrore me origjinë jugperëndimore do të kushtëzojnë motin edhe në republikën e MV KU vranësirat e shpeshta do të jenë dominante gjatë paradites duke gjeneruar herë pas here reshje shiu e dëbore në zona të thella malore; Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja; të sjellin shtim të vranësirave dhe shirave në të gjithë territori i MV;  Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat mminimale POR ulen maksimalet duke u luhatur nga -2°C vlera minimale e shënuar në Dibër deri në 12°C vlera maksimale në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites POR forcohet në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtësinë mbi 50 km/h nga drejtimi permanent Jugor.

Vendet Skandinave, Ishujt Britanikë si edhe pjesa më e madhe e rajonit të Balltikut do të përfshihen nga masa ajrore të paqëndrueshme duke kushtëzuar në këto rajone; reshje shiu e dëbore; NDERSA pjesa më e madhe e Europës Jugore, gadishulli Apenin si edhe gadishulli i  Ballkanit do të jenë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut si pasojë e masave ajrore të ngrohta me origjinë Oqeanike. Nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare do të PARAQITEN; vendet e Europës Lindore si edhe pjesërisht Qëndra e kontinentit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments