VIJON Republika e Kosovës; me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites POR pas-mesditës dhe në vijim; vranësirat do të bëhen më të dukshme në të gjithe territorin e Kosovës KU më të theksuara do të jenë në skajin verior dhe veriperëndimor; Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin kthjellime në të gjithë territorin e Kosovës; Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në vlerat minimale POR ulen maksimalet duke u luhatur nga 0°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 12°C vlera më e lartë në Prizren e Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë paradite POR deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale 45 km/h nga drejtimi kryesisht JUGOR.
Republika e MV përgjatë gjithë 24-orëshit; do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta POR orët e pasdites do të sjellin herë pas here vranësira të shpeshta POR nuk priten reshje; Parashikohet që në mbrëmje dhe gjatë natës; vranësirat të largohen nga i gjithë territori i MV duke sjellë kthjellime në të gjithë territorin e MV; Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në vlerat minimale POR ulen maksimalet duke u luhatur nga nga 0°C vlera minimale në qytetin e Ohrit deri në 12°C vlera maksimale e cila do të shënohet sërisht në Shkup. Ndërkohë; ERA do të paraqitet e lehtë deri mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi kryesisht JUGOR.
Një qendër e fuqishme ciklonare e zhvilluar; në Europën Qëndrore me ndikim deri në Veriperëndim të kontinentit do të sjellë; vranësira, reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta ere përkatësisht në; Europën Qëndrore, gadishullin Iberik si edhe Britaninë e madhe; Po ashtu; vijojnë reshjet e dëborës në vendet e Europës Lindore NDERSA nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta do të PARAQITEN gadishulli Apenin; Europa Juglindore si edhe pjesa më e madhe e gadishullit të Ballkanit.