Në takim ishte e pranishme drejtoresha e QKLL-së, Alda Bardhyli dhe drejtori i Institutit Italian të Kulturës, Alessandro Ruggera.
Dy drejtuesit e institucioneve diskutuan për krijimin e një fondi të përbashkët për të mbështetur përkthyesit shqiptarë që sjellin në gjuhën shqipe autorë nga letërsia italiane, krijimin e hapësirave për rezidenca për përkthyesit, apo promovimi i veprave të autorëve të kësaj letërsie në gjuhën shqipe, si dhe dhënien e mbështetjes ndaj botuesve.
Viti 2025 shënon dhe 50-vjetorin e ndarjes nga jeta të Pier Paolo Pasolini-t, figurë e shquar e kulturës italiane. Bashkë me Institutin Italian të Kulturës, QKLL do të nderojë veprën dhe kontributin e tij në kulturën botërore, përmes disa aktiviteve. Pasolini ishte poet, shkrimtar, regjisor, skenarist, dramaturg dhe gazetar.