Vendi ynë do të jetë nën dominimin e intervaleve me kthjellime në pothuajse të gjithë territorin KU vranësira pritet të ketë vetëm në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore; Parashikohet që pjesa e dytë e ditës ti bëj gradualisht më të dukshme vranësirat, të cilat në skajin verior dhe verilindor të gjenerojnë reshje të pakta dhe të izoluara dëbore. Ndërsa; në pjesën më të madhe të territorit do të dominojnë kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta POR pa reshje.
Temperaturat e ajrit do të RRITEN në mengjes POR mbeten kostnate në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera minimale deri në 18°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 50 km/h nga drejtimi Jugor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.