Masat ajrore të qëndrueshme do të dominojnë kushtet atmosferike edhe në Republikën e Kosovës duke bërë që paraditja të jetë nën ndikimin e intervaleve me kthjellime dhe kalimeve të lehta të vranësirave në zona të izoluara. POR parashikohet që vranësirat të shpeshtohen në pjesën e dytë të ditës duke u shfaqur kryesisht në zonat veriore dhe zonat Qëndrore duke sjellë reshje të pakta dëbore; Temperaturat e ajrit do të vijojnë të RRITEN në mengjes POR mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C vlera minimale deri në 9°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare POR herë pas-here e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor.
Maqedonia e Veriut në orët e para të ditës dhe mesditës parashikohet të jetë nën mbizotërimin e intervaleve me kthjellime, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore. Ndërsa gjatë pasdites dhe orëve të mbrëmjes vranësirat gradualisht do të shfaqen në një pjesë të mirë të territori të Maqedonisë së Veriut, KU më të theksuara vranësirat pritet të jenë në zonat veri-verilindore duke sjellë reshje të pakta dëbore; Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të vijojnë të RRITEN në mengjes POR mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C vlera minimale deri në 10°C maksimalja në rang territori. Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare dhe e fortë; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi Jugor.
Ishujt Britanikë do të përfshihen nga vranësira të dendura dhe reshje shiu; të cilat herë pas here do të jenë me intensitet të lartë; Gjithashtu; me vranësira dhe reshje të dendura dëbore do të paraqiten rajoni i Balltikut si edhe Europa Qëndrore; Ndërsa; pjesa tjetër e kontinentit Europian do të paraqitet me mot të qëndrueshëm KU moti i kthjellët POR i ftohtë do të jetë dominant; si pasojë e qarkullimit të masave ajrore të ftohta dhe të thata më origjinë Lindore.