Friday, January 24, 2025
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Enjte, 23 Janar 2025

Rajoni,Europa  Moti-E Enjte, 23 Janar 2025

Gjatë orëve të paradites; Republika e Kosovës do të paraqitet nën dominimin e vranësirave të lehta dhe lokalisht mesatare POR nuk priten reshje; Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim; të dobësojë ndjeshëm sistemin e vranësirave në të gjithë territorin e Kosovës duke sjellë intervale të gjata me kthjellime; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -4°C vlera minimale deri në 9°C maksimalja në rang territori.  Era do të fryjë mesatare POR herë pas-here e fortë me shpejtësi maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor.

Do të PARAQITET republika e Maqedonisë së Veriut nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që; vranësirat të jenë prezente; më të theksuara në zonat Perëndimore dhe Veriperëndimore të MV megjithatë nuk priten reshje; Pjesa e dytë e ditës do të përmirësojë dukshëm kushtet atmosferike duke larguar vranësirat nga i gjithë territorin e MV; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -4°C vlera minimale deri në 10°C vlera maksimale në rang territori. Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare gjatë ditës dhe deri e fortë në mbrëmje duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi permanent Jugor.

Pothuajse i gjithë kontinenti Europian do të jetë nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm KU vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë dominante; Konkretisht; reshje të dendura shiu dhe stuhi ere do të kenë; gadishulli Iberik; ishujt Britanikë si edhe pjesërisht; gadishulli Apenin; Ndërsa; reshje të dendura dëbore priten në; Europën Lindore si edhe zonën e Alpeve; Përsa i përket motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare do të paraqiten; Europa Veriore, rajoni i balltikut si edhe pjesërisht gadishulli i Ballkanit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments