Thursday, January 30, 2025
HomeSOCIALEKOSOVAVëzhguesit ndërkombëtarë në terren, monitorim fushatës dhe procesit zgjedhor në Kosovë

Vëzhguesit ndërkombëtarë në terren, monitorim fushatës dhe procesit zgjedhor në Kosovë

Shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM) për Kosovën, Nathalie Loiseau, tha se gjatë fushatës dhe në ditën e zgjedhjeve, do të jenë afër 100 vëzhguesë ndërkombëtarë.

Ajo dje në një konferencë për media sot tha se parimi themelor i Misionit për Vëzhgimin e zgjedhjeve janë paanshmëria dhe profesionalizmi.

Sipas saj, vëzhguesit afatgjatë janë të pavarur dhe të paanshëm.

Përveç kësaj, shefja e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian theksoi se pak para datës së zgjedhjeve, misioni do të përforcohet edhe me 36 vëzhgues afatshkurtër.

Kjo është hera e shtatë që BE është duke vëzhguar zgjedhjet në Kosovë. Misioni Vëzhgues i Zgjedhjeve nga BE dy ditë pas zgjedhjeve do të mbajë edhe një konferencë për media, ku do të ndahet deklarata preliminare e misionit.

Ndërsa pas dy muajsh do të publikohet raporti gjithëpërfshirës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments