Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALEManastiri i 40 Shenjtorëve në Sarandë

Manastiri i 40 Shenjtorëve në Sarandë

Rrënojat e Manastirit të 40 Shenjtorëve, ndodhen në një kodër dominuese në lindje të qytetit të Sarandës, 3.5 km nga qendra e qytetit. Ky manastir, i konsideruar si një nga monumentet me arkitekturën më unike, është një ndër destinacionet më të vizituara nga turistët vendas e të huaj. Kryetari i bashkisë së Sarandës, Ardian Gurma ndau në rrjetet sociale pamje nga ky manastir duke ftuar turistët ta vizitojnë atë gjatë qëndrimit të tyre në qytetin bregdetar të Sarandës. Bazilika e tij shpesh është cilësuar si një ndër kishat më të bukura të antikitetit të tonë në Shqipëri dhe ka qenë qendër e rëndësishme pelegrinazhi kushtuar kultit të 40 Shenjtorëve. Ambientet e brendshme të saj kanë një plan unik në formë shtatëkëndëshe (për shkak të shtatë apsidave), ku tre ndodhen në nefet anësore dhe një apsidë e dalë në nefin qendror. Në të ruhen ambientet nëntokësore, si një vend i fshehtë i konceptuar në formën e kriptave. Nëpërmjet një korridori oval kalohet nëpër 9 kriptat, të realizuara me harqe të rëndë e të fuqishëm, muret e të cilëve kanë qenë me afreske. Manastiri ka pasur dhe ambiente të tjera ndihmëse për pritjen e pelegrinëve dhe vazhdoi të përdorej deri në mesin e shek. XIX nga një komunitet i vogël murgjish. Muret e tij ishin në këmbë deri në vitet 1940, kur u rrëzuan nga bombardimet e Luftës së Dytë Botërore. Rrënojat ekzistuese, por edhe fotografi të viteve ‘30-të, tregojnë se Kisha kishte një strukturë madhështore, gati 40 m e gjatë dhe 24 m e gjerë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ