Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALE70 vjet nga krijimi i Kinematografisë shqiptare

70 vjet nga krijimi i Kinematografisë shqiptare

70-vjetori i Kinematografisë shqiptare mblodhi mbrëmjen e djeshme në një ceremoni festive aktorë, regjisorë, skenaristë, piktorë, inxhinierë e teknikë, që bënë historinë e filmit shqiptar. Në ceremoninë e organizuar në ambientet e Ministrisë së Kulturës, ish-Kinostudio, ishte e pranishme edhe ministrja Elva Margariti, e cila u shpreh se “Kinostudio prej vitesh nuk kishte përjetuar emocione të tilla”. “U bëmë pjesë e një mbrëmjeje yjesh në 70-vjetorin e Kinostudios. Një mbrëmje-homazh për ata që nuk janë më dhe një falënderim për kineastë, aktorë, piktorë, inxhinierë e teknikë, që bënë historinë e filmit shqiptar. Një atmosferë e ngrohtë nën tingujt e kolonave aq të bukura zanore të kompozitorëve tanë të mëdhenj, interpretuar nga orkestra “Simfoart”, u shpreh Margariti. 70 vjet më parë u përurua Kinostudio “Shqipëria e re”, një kinema unike dhe e rëndësishme, që krijoi qindra karaktere, ilustroi mijëra vende e ngjarje. Sot ajo mbetet burim i rëndësishëm studimi për të kuptuar historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve të 70 viteve të fundit. Filmi “Tana” është filmi i parë shqiptar me metrazh të gjatë, prodhim i vitit 1958 nga “Shqipëria Film”, e transformuar më pas në Kinostudio “Shqipëria e Re”. Premiera e tij u shfaq më 17 gusht 1958. Filmi ishte me regji të Kristaq Dhamos, skenar të Fatmir Gjatës e Nasho Jorgaqit dhe muzika nga Çesk Zadeja. Në rolet kryesore ishin aktorët Tinka Kurti, Naim Frashëri, Pjetër Gjoka e Kadri Roshi. Ngjarjet zhvillohen në vitet ‘50. Në qendër të filmit është Tana, një vajzë e zgjuar dhe me mendime të përparuara. Ajo dashuron Stefanin, i cili banon në një fshat të varfër malor. Tana përballet me mentalitetin e vjetër të gjyshit të saj si dhe xhelozinë e Lefterit. Këtu është realizuar puthja e parë në filmat shqiptarë. Kinostudio “Shqipëria e Re” ka prodhuar dhe shpërndarë shumë filma shqiptarë. Më intensive ka qenë veçanërisht periudha e viteve’70 -’80 kur prodhoheshin 13-14 filma në vit. Kinostudio “Shqipëria e Re”, e kthyer në 1992 në Albafilm dhe e mbyllur përfundimisht në vitin 1996, la një trashëgimi prej rreth 200 filmash, shumica e të cilëve, të realizuar nën propagandën e kohës.

https://ata.gov.al/2022/07/14/70-vjet-nga-krijimi-i-kinematografise-shqiptare-margariti-kinostudio-prej-vitesh-skishte-perjetuar-emocione-te-tilla/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ