Ajo tha se si ministri kanë ndarë deri tani 30 milionë euro mbështetje financiare për ekipet mbrojtëse. Ndërsa, bashkë me ministren Haxhiu para gazetarëve doli edhe ministri i Financave, Hekuran Murati i cili tha se rritja prej 20% e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta po ndodh pas 10 vitesh me qeverisjen e tyre. Lidhur me premtimet për mbështetje financiare për disa kategori nga partitë opozitare që po ndodhin tashmë, Murati i quajti premtime jo të sinqerta dhe garë jo serioze.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka marr vendim për rritjen prej 20 për qind të pensioneve të kategorive të dala nga lufta.