Bazuar në këtë marrëveshje dypalëshe, DPA-ja dhe IKKL-ja angazhohen për shkëmbimin e specialistëve, me qëllim përsosjen e praktikave arkivore në dokumentimin, hulumtimin dhe arkivimin e dokumenteve. Në fokus të këtij bashkëveprimi do të jenë mikrofilmimi, ruajtja, restaurimi, digjitalizimi, trajnimi i punonjësve, përgatitja e ekspozitave, mbajtja e konferencave, si edhe botimi i përmbledhjeve të dokumenteve.

Në funksion të një qasjeje të integruar në menaxhimin e informacionit, DPA-ja dhe IKKL-ja marrin përsipër unifikimin e shërbimeve studimore lidhur me pasuritë dokumentare që zotërojnë.

Në përputhshmëri me qëllimin e saj parësor marrëveshja parasheh hartimin e punimeve akademike mbi krimet gjatë luftës së Kosovës.

Palët nënshkruese ndajnë aspiratën për krijimin e partneriteteve me institucione rajonale dhe ndërkombëtare, të ngarkuara me ruajtjen dhe promovimin e kujtesës kolektive.