Grupi ishte përqendruar në Detin e Veriut, por tensionet e fundit në Balltik kanë rezultuar në një ndryshim të prioriteteve.

“Ne jemi të nevojshëm diku tjetër”, tha komandanti i ri, Erik Kockx, në bazën detare, në Kiel.

Kockx, i cili është nga Belgjika, tha se rrugët e anijeve dhe infrastruktura nënujore e Detit Baltik janë të një rëndësie strategjike për NATO-n – dhe janë jetike për ekonominë dhe sigurinë e anëtarëve të saj.

NATO po forcon praninë e saj në rajonin e Detit Baltik – për të monitoruar transportin detar dhe për të mbrojtur kabllot e komunikimit. Ka pasur disa akte të dyshuara sabotimi në rajon gjatë muajve të fundit.

HNLMS Luymes  – një anije kërkimore hidrografike e Marinës së Holandës dhe “Datteln” – minahedhësja gjermane  janë pjesë e grupit, ndërsa më shumë anije pritet të pasojnë më vonë.

Belgjika ka marrë komandën e Grupit 1 të Kundërmasave të Përhershme të Minave të NATO-s (SNMCMG1), duke pasuar Gjermaninë, e cila drejtoi njësinë vitin e kaluar.

Gjatë muajve të fundit, njësia thuhet se gjeti 53 mina historike dhe shpërtheu 38 prej tyre.

Pjesa tjetër është asgjësuar në mënyra të tjera. Gjithashtu, janë kontrolluar gjithsej 120 milje detare katrore.