Wednesday, January 15, 2025
HomeAKTUALITETShqipëria Moti-E Martë, 14 Janar 2025

Shqipëria Moti-E Martë, 14 Janar 2025

Do të vijojë; Shqipëria nën ndikimin e masave ajore me origjinë kontinentale duke sjellë në vendin tonë; mot të kthjellët dhe të ftohtë; më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë vijës bregdetare dhe pjesërisht në zonat e ulëta. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim; të sjellin herë pas here kalime vranësirash të pakta nëpër të gjithë territorin; megjithatë nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të ulëta në mëngjes POR rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -6°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 11°C vlera më e lartë e cila pritet në Vlorë dhe Sarandë. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht LINDOR duke krijuar në brigjet detare Valëzim të ulët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments